13:04 / 21.12.2020
Manastirliu: Kufizoni kontaktet, le të festojmë në familje këtë vit
Paralajmërohen masa të reja për frenimin e koronavirusit në vendin tonë. Kjo është bërë e ditur nga vetë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Teksa ishte në poliklinikën nr.9, ku po kryhen edhe testet e shpejta, ministrja tha se kufizimi i kontakteve është shumë i rëndësishëm.
“Rekomandimet dhe të gjitha masat e mëtejshme që ne do marrim do bëhen me dije për të gjithë qytetarët sa i përket strategjisë qoftë dhe për festat e fundvitit, kufizimi i kontakteve është shumë i rëndësishëm, le të festojmë në familje këtë vit”, pohoi ministrja./BW























