Cakaj: Mbështetje financiare për arsimin në gjuhën shqipe në Mal të Zi
BKT
Shqipëri

Cakaj: Mbështetje financiare për arsimin në gjuhën shqipe në Mal të Zi

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, deklaroi se nga ana e Shqipërisë do të ketë mbështetje financiare për arsimin në gjuhën shqipe në Mal të Zi.

Përmes një reagimi në “Facebook”, ai tha see do të ketë mbështetje edhe për ripërtëritjen e bibliotekave të dy shkollave në qytetin e Tuzit.

“Derisa të ngrihet Fondi Ndër-Shtetëror për Mbështetjen Financiare të Shqiptarëve në Mal të Zi, ne do të vijojmë me mbështetje financiare të projekteve me rëndësi për ruajtjen e ngritjen e arsimit shqip në Mal të Zi.”

Cakaj lajmëroi se brenda një kohe të shkurtër do të bëhet e mundur hapja e Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Ulqin./VP

 

 


MË SHUME NGA Shqipëri