Ministrja Bajrami priti ambasadorin japonez, në janar seminari i biznesit
BKT
Lajme

Ministrja Bajrami priti ambasadorin japonez, në janar seminari i biznesit

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara.

Ministrja Bajrami dhe ambasadori Ogasawara bashkëbiseduan për situatën ekonomike, menaxhimin e pandemisë si dhe për tema të interesit të përbashkët të të dyja vendeve.

Pikë e veçantë e diskutimit ishte organizimi i seminarit të biznesit Kosovë-Japoni i cili do të mbahet me datë 14 janar 2021 në formë virtuale. Qëllimi  i këtij seminari është intensifikimi i dialogut me palën japoneze me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona.


MË SHUME NGA Lajme