Ahmeti: Lajmi për zgjedhje të reja është i mirë
BKT
Lajme

Ahmeti: Lajmi për zgjedhje të reja është i mirë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, do i mirëpres zgjedhjet e reja në Kosovë pasi që, sipas tij, vendi po shkon drejt një krize tjetër me votimin e buxhetit.

“Në qoftë se i vërtetë, lajmi për zgjedhje është lajm i mirë.  E di që qytetarët janë lodh, e di që është kohë pandemie por është pikërisht kjo e fundit që më shtynë të besoj se zgjedhjet janë opsion i mirë. Nuk po e vlerësoj aftësinë e kësaj apo asaj qeverie – thjeshtë ishte e qartë që situata është e paqëndrueshme në kohë të krizës. Kuvendi nuk po mblidhet dhe nuk po diskuton gjërat e rëndësishme.  Qeveria nuk i ka votat e qëndrueshme e as opozita nuk po i bën votat për rrëzim“, ka shkruar ai.

“Vetëm shpresoj se Kuvendi kalon buxhetin ose së paku autorizimet për dy muaj për buxhetin 2021.  Përndryshe mbesim pa asnjë cent në kohën e krizës më të madhe!”, shtoi Ahmeti.


MË SHUME NGA Lajme