Chelsea ‘rrah’ keq West Hamin
BKT
Sport

Chelsea ‘rrah’ keq West Hamin

Chelsea është treguar skuadër shumë e fortë në duel me West Hamin, raporton RTKLive.com.

‘Blutë” e Londrës mundën West Hamin bindshëm prej 3-0, në derbin londinez. Silva (10’) zhbllokoj ndeshjen për avantazhin e Chelseas prej 1-0, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Skuadra e Frank Lampard bëri paraqitje mjaft të mirë edhe në pjesën e dytë, duke shënuar edhe dy gola përmes Tammy Abraham (78’ dhe 80’).

Chelsea pas kësaj fitore ngjitët në pozitën e pestë me 25 pikë, kurse, West Ham ka katër pikë më pak dhe renditet e 10-ta. /RTKLive/