Gërxhaliu:Kontributi i diasporës me i madh se Pakoja e rimëkëmbjes
Ditën e fundit mbi 50 mijë bashkatdhetarë nga vende të ndryshme, kanë arhdur në Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit. Kjo ardhje ka ndikim direkt edhe në aspektin ekonomik, pasi që ata gjatë qëndrimi në Kosovë shpenzojnë një sasi të mjeteve të konsiderueshme financiare.
Njohësi i zhvillimeve ekonomike në vend, Safet Gërxhaliu, tha se çdo herë kontributi i diasporës ka qenë shumë i madh për Kosovën.
“Diaspora kosovare ka qenë dhe do të jetë njëra ndër shtyllat kryesore të funksionimit të shtetit të Kosovës. Në fund të fundit të fundit, duhet të kuptohet realiteti se edhe vet Republika e Kosovës, ka lindur edhe nga Diaspora dhe kontributi i saj. Nuk duhet harruar fakti se edhe lufta çlirimtare e Kosovës, ka qenë direkt e mbështetur nga diaspora e Kosovës, në Evropë dhe veçanarisht në ShBA”, tha ai.
Sipas viti 2020 ka qenë një vit shumë i vështirë për Kosovën, i kapluar nga Pandemia Covid19, Pandemia politike e sociale.
“Deri sa në Kosovë, po dominohet agjenda politike dhe lufta për pushtet, diaspora kontribuojë me dërgesa financiare në vlerë afër 900 milionë euro Brenda këtij viti dhe qëndrimi I tyre tani në Kosovë do të jetë i rëndësisë së pakontestuar dhe do të ketë impakt të pakontestuar në ekonomi, përmes rritjes së kërkesës agregate, në stabilitet social dhe kjo lirisht mund të vlerësohet se kontributi i diasporës është shumë më i madh se Pakoja emergjente miratuar në qeverinë e Kosovë. Që pas lufta e vitit 1999, kontributi i diasporës në forma të ndryshme, është afër 40 miliardë euro”, theksoi Gërxhaliu.























