11:15 / 22.12.2020
Kënga “Who am I”, nga Ramosaj përzgjedhet si kolonë zanore e filmit të huaj
Kënga e fundit e Argjentina Ramosaj u zgjedh si kolonë zanore e filmit "River".
Argjentina Ramosaj publikoi para 3 javësh këngën e saj më të re, “Who Am I”.
Së fundmi Argjentina ka bërë të ditur se kënga e saj do të jetë kolonë zanore e filmit “River”, që pritet të publikohet së shpejti.

“River” është një film i zhanrit thriller-psikologjik, i cili ka në qendër historinë e një vajze, që pasi u zhduk për 1 javë pas një udhëtimi në këmbë është në dyshim mes asaj çfarë është reale dhe ëndërr.
Regjisorja dhe skenaristja e filmit është Emily Skye, ndërsa në të luajnë Mary Cameron Rogers dhe Alexandra Rose.
Ndërkohë Argjentina u rikthye këtë vit në muzikë pas një mungese 2-vjeçare dhe ky rikthim ishte më i miri i mundshëm.























