12:10 / 22.12.2020
Ora rikthehet në ekranet televizive si pjesë e jurisë në The Masked Singer2
Rita Ora kthehet në televizion përsëri.
Këngëtarja, e cila thuhet se është larguar nga vendi për pjesën tjetër të vitit 2020, do të kthehet në ekranet televizive kur seria e dytë e “Këngëtarit të Maskuar” fillon në ITV për ‘Boxing Day’, shkruan Daily Mail.
Duke folur përpara nisjes, Rita tha se do të jetë edhe më e ndërlikuar të mendosh yjet prapa kostumeve ‘ekstravagante’ tani pasi të dhënat janë ‘dhjetë herë më të vështira’.

Paraqitja e Rita-s në TV vjen pasi u raportua se ajo dyshohet të ishte larguar nga vendi për pjesën e mbetur të vitit 2020, pasi u kap duke mbajtur një ndejë të 30-vjetorit për veten e saj gjatë izolimit të dytë në Londër për shkak të COVID-19.























