Hilaria Baldwin befason me linjat trupore pak muaj pas lindjes
BKT
Magazina

Hilaria Baldwin befason me linjat trupore pak muaj pas lindjes

Hilaria Baldwin ka treguar fizikun e saj pak pas lindjes në një fotografi të ndarë në rrjetet sociale.

Nëna e pesë fëmijëve dukej e mahnitshme në të brendshme të zeza, ndërsa mbante në krahë djalin tre muajsh ‘Eduardo Edu Pao Lucas’, të cilën ajo e ndan me burrin Alec Baldwin.

“Pas lindjes. Nuk mund të ndaloj së nuhaturi këtë foshnjë”, ka thënë ajo.

Themeluesja 36 vjeçare e “Yoga Vida” dhe aktori 62 vjeçar gjithashtu janë prindër edhe të fëmijëve tjerë: Carmen, shtatë vjeçe, Rafael, pesë vjeçe, Leonardo, katër vjeç dhe Romeo, dy vjeç.

Alec gjithashtu ka një vajzë 25 vjeçare, Irlanda, nga martesa e tij me Kim Basinger.

Ylli i “30 Rock” aktualisht aktualisht është në karantinë në East Hampton së bashku me familjen e tij.

“Fëmijët e mi janë mësuar me motra dhe vëllezër, kështu që ata tashmë janë si, kur do të vijë tjetri?”, shtoi Baldwin.

“Ata kanë qenë të shkëlqyeshëm. Ata e duan Edu. I duan fëmijët. Është kënaqësi t’i shoh së bashku, do bëhen fëmijë shumë të mirë”. /Telegrafi/

 

 


MË SHUME NGA Magazina