15:00 / 22.12.2020
Betohet në Presidencë anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj
Është betuar sot para Presidentit të Republikës, anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj, i cili u zgjodh nga Kuvendi i Shqipërisë.
“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”, deklaroi gjyqtari Binaj me dorën mbi Kushtetutë, pas ekzekutimit të himnit kombëtar, njofton A2news.
Në ceremoninë e betimit në Presidencë ishin të pranishëm kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, Avokati i Popullit, Erinda Ballanca dhe drejtuesja e misionit OPDAT të Ambasadës së SHBA në Tiranë, Michelle Lakomy.























