Rikthehet Ed Sheeran, publikon këngën e re ‘Afterglow’
BKT
Magazina

Rikthehet Ed Sheeran, publikon këngën e re ‘Afterglow’

Fansat Ed Sheeran gëzohen pas lajmit të ri nga këngëtari.

Këngëtari publikoi të hënën një këngë të re, “Afterglow”, që është njëherësh kënga e tij e parë që kur mirëpriti fëmijën e tij të parë në gusht, shkruan CNN.

Në të ai këndon, “Ne ishim të dehur në dashuri duke pritur për një mrekulli / Në përpjekje për të gjetur veten në dëborën e dimrit / Kështu vetëm në dashuri sikur bota ishte zhdukur”.

Sheeran ndau këngën në Instagram me një video shoqëruese, “Hej djema. Afterglow është një këngë që shkrova vitin e kaluar dhe doja ta publikoja për ju. Nuk është kënga e parë nga albumi tjetër, është thjesht një këngë që dua dhe shpresoj se edhe ju doni. Shijojeni! Bëni një pushim festiv të sigurt dhe të lumtur dhe të Vitit të Ri. Kthehem tek toka e tani, ciao x “.

Kur Sheeran njoftoi lindjen e vajzës së tij në shtator ai tha që ata e quajtën Lyra Antarctica Seaborn Sheeran.

“Ne jemi plotësisht të dashuruar me të. Nëna dhe foshnja janë për mrekulli dhe ne jemi në renë nëntë këtu”, shkroi ai në atë kohë. “Ne shpresojmë që ju të mund ta respektoni privatësinë tonë në këtë kohë. Shumë dashuri dhe do t’ju shoh kur të vijë koha të kthehem, Ed x.” 


MË SHUME NGA Magazina