Hanks dhe Wilson do marrin vaksinën pasi të vaksinohen ata që kanë nevojë
BKT
Magazina

Hanks dhe Wilson do marrin vaksinën pasi të vaksinohen ata që kanë nevojë

Tom Hanks thotë se ai dhe gruaja e tij Rita Wilson do të marrin vaksinën e koronavirusit “shumë kohë pasi të gjithë që kanë nevojë ta marrin atë.

Tom Hanks foli haptas lidhur me planet e tij dhe gruas Rita Wilson për t’u vaksinuar për COVID-19 në kohën e duhur, në edicionin e së hënës në shfaqjen Today, shkruan Daily Mail.

“Ne do ta marrim shumë kohë pasi të gjithë ata që me të vërtetë kanë nevojë ta marrin”, tha fituesi i “Oscar”, 64 vjeç, më shumë se nëntë muaj pasi ai dhe Wilson njoftuan se të dy ishin testuar pozitiv në mars.

Ylli i Forrest Gump tha se kur të vaksinohet, ai do ta bëjë këtë publikisht për të inkurajuar të tjerët, betim që e kanë bërë gjithashtu ish-presidentët Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton.

Ai theksoi se një aspekt kritik i betejës së tij me virusin ishte se ai dhe Wilson ishin mbyllur në mënyrë që të ndalonin përhapjen.

“Unë mendoj se kjo ishte shumë më e rëndësishme, pasi gjysma e dytë e formulës COVID-19, ishte që ne nuk ia dhamë askujt”, tha Hanks. ‘Duke u mbyllur, ne do të vendosnim maska ​​dhe akoma e bëjmë, jo vetëm që të mos e marrim, por që mos e infektonim dikë’.

Ylli i Saving Private Ryan tha se ai dhe Wilson kaluan ‘një 10 ditësh të vështirë’ në betejën e tyre fillestare me virusin dhe që atëherë kanë dhuruar gjak për të ndihmuar studiuesit pas zbulimit të antitrupave.

Hanks zbuloi statusin shëndetësor të tij dhe Wilson më 11 mars, në të njëjtën ditë  kur ylli i NBA Rudy Goebert doli pozitiv me virusin korona, duke mbyllur NBA për muaj.

Në atë kohë, Hanks dhe Wilson po kujdeseshin në Spitalin Universitar Gold Coast në Australi, ku ai po xhironte një film.

Hanks u shfaq për të promovuar filmin e tij më të ri News of the World, i cili debuton Ditën e Krishtlindjes në Netflix. 


MË SHUME NGA Magazina