Pasi iu anulua dasma e planifikuar, JLo mendon të mos martohet
Ajo thotë se të dy kanë qenë të martuar më parë.
Jennifer Lopez ka rikujtuar planet e saj të dasmës me të fejuarin Alex Rodriguez, shkruan Daily Mail.
Por, dasma e dy herë të nominuarve për çmim “Grammy” u godit nga një pengesë, falë pandemisë COVID-19.
Këngëtarja kohët e fundit zbuloi se ajo dhe partneri i saj mendojnë të mos martohen fare, pasi anuluan dasmën e tyre në qershor, e cila ishte planifikuar të mbahj në Itali.
51-vjeçarja e diskutoi atë të hënën në emisionin e SiriusXM të Andy Cohen “Radio Andy”, pasi ai sugjeroi një krahasim me Kurt Russell, 69 vjeç dhe Goldie Hawn, 75 vjeçe, të cilët kanë qenë partnerë të lumtur që nga viti 1983, por nuk janë martuar kurrë.
Ajo u përgjigj: ‘Oh po, ne kemi folur për këtë me siguri. Dua të them në moshën tonë, ne të dy kemi qenë të martuar më parë, është si, a martohemi? Apo jo? Çfarë do të thotë për ne? Dhe thjesht, vjen duke u dukur si personale, si, çfarë dëshiron të bësh?’.

J.Lo gjithashtu më në fund hodhi dritë mbi planet e tyre të fshehta të dasmës, që duhej të kishte ndodhur tashmë.

Ajo tha: ‘Megjithatë nuk ka asnjë nxitim. Ishte vërtet e trishtueshme sepse ne supozohej të martoheshim në qershor dhe i kishim planifikuar të gjitha. Kështu që në mars ose prill, ne po shihnim situatën dhe thamë “kjo mbase nuk do të ndodhë”.
JLo tha se planifikonin të martoheshin në Itali, por u detyruan të anulonin gjithçka.
Ajo dhe Rodriguez, 45 vjeç, janë së bashku që nga shkurti i vitit 2017 dhe ata njoftuan fejesën e tyre marsin e kaluar.























