08:59 / 23.12.2020
Dua Lipa pjesë e klipit të ri të NBA
Dua Lipa po e përmbyll 2020-ën me shumë suksese.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, edhe gjatë këtij viti ka arritur shumë suksese.
Artistja, ka shijuar në maksimum suksesin e albumit të ri, ndërsa ka realizuar edhe shumë projekte të reja muzikore.
Por, krahas këtyre, Dua bashkëpunoi edhe me shumë brende të njohura, për kampanjat e produkteve të tyre.
Së fundi, në faqen e NBA në Facebook është publikuar një video e re, në të cilën përfshihen ekipet dhe emrat e lojëtarëve.
Pjesë e këtij klipi janë edhe shumë emra të njohur, ndër ta edhe Dua Lipa, ku këndon një pjesë të këngës së saj.
Dua së fundi ka qenë e angazhuar me performanca në emisionet më të njohura në Amerikë.























