09:02 / 23.12.2020
“Hajde te baba”, thotë Ghetto Geasy dhe Majk në këngën e re
Është publikuar bashkëpunimi i shumëpritur mes Majk dhe Ghetto Geasyt.
Pas një pauze disamujore pa projekte muzikore, Ghetto Geasy dhe Majk janë rikthyer me këngë të re.
“Hajde te baba”, titullohet kënga e re e dy artistëve, e cila është vizualizuar edhe me një videoklip me skena interesante.
Tekstin e kësaj kënge e kanë shkruar të dy artistët, producent ishte Rzon dhe BigDeal Records, ndërsa videoklipin e punoi Imagine Films.
Projekti “Hajde te baba” është pjesë e albumit të ri “Vaksina”, të labelit “BabaStars”.























