Bebe Rexha pjesë e koncertin virtual ql, mbahet më 29 dhjetor
BKT
Magazina

Bebe Rexha pjesë e koncertin virtual ql, mbahet më 29 dhjetor

Bebe Rexha pjesë e koncertit që mbahet në shenjë falënderimi për profesionistët e kujdesit shëndetësor

Koncertetet e këtij viti kanë kaluar në një tjetër version, atë virtual, për shkak të pandemisë.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, me anë të një postimi në rrjete sociale, ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e një koncerti, i cili mbahet në shenjë mirënjohëse për punën e profesionistëve të kujdesit shëndetësor.

“Jam e ngazëllyer që jam pjesë e koncertit virtual të Montefiore-Ajnshtajn “Në një shtet të mirënjohjes”, duke festuar për heronjtë e kujdesit shëndetësor të Nju Jorkut – infermierë, mjekë dhe të gjithë që kanë qenë kaq vetëmohues këtë vit ”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Koncerti në fjalë do të mbahet më 29 dhjetor, ndërsa bashkë me Bebe Rexhën, pjesëmarrës janë dhe Natalie Merchant, Anthony Ramos dhe Mary J. Blige.

 


MË SHUME NGA Magazina