Dafina Zeqiri ndan disa sekuenca nga dueti me Yll Limanin
BKT
Magazina

Dafina Zeqiri ndan disa sekuenca nga dueti me Yll Limanin

Dafina zbuloi pak nga kënga e re.

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka bashkuar forcat me Yll Limanin për projektin e ri muzikor.

“Mos shko”, titullohet kënga e re e dy artistëve, e cila pritet të publikohet së shpejti, ndërsa xhirimet e klipit kanë përfunduar para pak ditësh.

Me anë të një postimi në Instagram, Dafina ka zbuluar disa sekuenca të këngës së re, të cilën fansat e saj dhe Yllit e presin me padurim.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Dafina Zeqiri titullohet “Zili Zili”, këngë kjo e shoqëruar edhe me videoklip. 

 

 


MË SHUME NGA Magazina