13:57 / 23.12.2020
Kuvend, Evgjeni Bashari zgjidhet kryetare e ILDKPI-së
Evgjeni Bashari do të jetë kryetarja e re ILDKPI-së, institucion ky që skanon dhe heton pasurin e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.
Ajo u zgjodh sot nga Kuvendi me 100 vota pro. Përballë saj ishte Helena Papa.
Evgjeni Bashari mbante postin e sekretares së përgjithshme të ILDKPI-së dhe ishte parë si kandidatura e mundshme për të siguruar mbështetjen e Kuvendit.
Tani ajo do të ulet në karrigen e shefit të saj, Shkëlqim Ganaj, njofton oranews.
Seanca e sotme ishte e fundit për këtë vit, Kuvendi do të mblidhet me 18 janar 2021.























