Munishi falenderon Ballkanin: U dakorduam për ndarjen e rrugëve
Ismet Munishi ka falenderuar Ballkanin për bashkëpunimin si dhe ka kërkuar që klubi të mos sulmohet. Ai kështu ka reaguar pas shkarkimit nga klubi ku ishte trajner.
Sipas tij, me presidetin e klubit u dakorduan për ndarjen e rrugëve.
Postimi i plotë i Munishit në Facebook:
Lamtumirë Suharekë
Falemderit për respektin dhe mikpritjen Suharekas .
Sot me Presidentin Arsim Kabashi u dakorduam ti ndajmë rruget dhe e falemderoj për korrektësi gjat gjithë bashpunimit dhe poashtu ishte shumë korrekt në bisedime per anen financiare dhe kompenzimin e kontrates.
I lus mediat të mos atakohet klubi imë dhe Presidenti.
Fc Ballkanit , Xhebrailave dhe lojtarve te mi të dashur ju dëshiroj suksese ne rrugen drejt Titullit .
Jam shumë krenar me punen time
Jam shumë krenar me ate qka arritem deri ketu.























