09:28 / 24.12.2020
Moti për ditën e enjte, 24 dhjetor 2020
Moti parashikohet të jetë me vranësira e më tepër kthjellime në zonat bregdetare e të ulëta.
Përgjatë maleve parashikohet të ketë reshje të dobëta bore në orët e paradites.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-veri e lehtë e përgjatë bregdetit me rrahje dhe intensive, duke u pasuar nga një valëzim në det i forcës 4-5 ballë./VP























