Meta: I pavend krahasimi me krizën KED-President
BKT
Shqipëri

Meta: I pavend krahasimi me krizën KED-President

Presidenti, Ilir Meta, e ka cilësuar të pavend krahasimin e situatës aktuale për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese me krizën mes presidentit me KED.

Nga Elbasani, kreu i shtetit tha se në atë rast pati përpjekje të qëllimshme për të kapur Gjykatën Kushtetuese.

“Çdo spekulim për të krahasuar situatën aktuale, me atë kur ndodhi kriza mes presidentit dhe ish-kreut të KED, është e pavend se në atë rast kishim përpjekje për të rrëmbyer në mënyrë mafioze një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, që i takonte presidentit për të marrë mazhoranca në mënyrë antikushtetuese dhe për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Ky incident ishte i qëllimshëm”

Sipas tij, Presidenti ka vepruar në mënyrën më të shpejtë të mundshme për vakancat, ndërsa KED është bllokuar 3 herë nga mazhoranca, njofton A2news.

Për kreun e shtetit, funksionimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese është çështje thelbësore për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve dhe demokracinë. Ai shton se Presidenti ka bërë çdo përpjekje që Shqipëria të mos mbetej asnjë sekondë pa Gjykatë Kushtetuese funksionale, por ka ende punë, ndërsa thekson se do të mbështesë pavarësinë e këtij institucioni.

“Gjykata kushtetuese duhet të jetë intitucioni më i rëndësishëm në vend në çdo vend demokratik. Presidenti ka bërë çdo përpjekje që Shqipëria të mos mbetej asnjë sekondë për Gjykatën Kushtetuese funksionale, por ka ende punë për ta pasur plotësisht funksionale. Për presidentin, funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është çështje thelbësore dhe shpresoj që të gjithë, pavarësisht anëtarët e kësaj gjykate, të kenë përgjegjshmëri maksimale të kuptojnë rëndësinë për shtetin e së drejtës, të drejtat e qytetarëve, për të mbrojtur demokracinë dhe interesin publik dhe unë do të mbështes pavarësinë e këtij institucioni” .


MË SHUME NGA Shqipëri