14:14 / 24.12.2020
Haradinaj uron Krishtlindjen
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ua ka uruar Krishtlindjet të gjithë besimtarëve katolikë.
Haradinaj me anë të postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se u dëshiron paqe, begati, shëndet dhe harmoni të gjithëve.
Postimi i plotë:
Të dashur vëllezër e motra,
Shfrytëzoj rastin që të ju uroj për shumë mot Krishtlindjet!
Po ashtu, uroj të gjithë shtetasit e huaj që shërbejnë në Kosovë, familjet dhe bashkombasit e tyre.
Uroj posaçërisht Papa Françeskun me bashkëpunëtorë. I lutemi Atit të Shenjtë që të lutet për Kosovën dhe popullin e saj, me shpresë të njohjes për Kosovën nga Selia e Shenjtë.
Paqe, begati, shëndet e harmoni për të gjithë!
RH























