16:10 / 24.12.2020
Kim: Kryeprokurori Kraja dëshmoi vendosmërinë e SPAK për luftimin e krimit
Ambasadorja Yuri Kim ka konfirmuar edhe një herë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin fuqimisht SPAK për të arritur rezultate në 2021.
Sipas Yuri Kim Kryeprokurori Arben Kraja konfirmoi vendosmërinë e SPAK për t’i dhënë fund mosndëshkimit të kriminelëve.
“Në 1 vjetorin e SPAK, Kryeprokurori Arben Kraja iu përgjigjën pyetjeve se si do të funksionojë SPAK. Më e rëndësishmja, ai konfirmoi vendosmërinë e SPAK për t’i dhënë fund mosndëshkimit të kriminelëve në Shqipëri. SHBA do të mbështesë fuqimisht SPAK për të arritur rezultate në 2021.” shkruan Yuri Kim./TCH























