Trepça emëron trajnerin e ri
BKT
Sport

Trepça emëron trajnerin e ri

Trepça gjatë ditës i ka ndarë rrugët me trajnerin kroat Neven Plantak, ndërsa nuk ka vonuar shumë dhe atë e ka zëvendësuar me turkun Serhat Sehit.

Klubi mitrovicas sot gjatë ditës njoftoi që me pajtimin të dyja palëve kanë ndërprerë kontratën me trajnerin Neven Plantak.

Ndarja u bë pasi Trepça në dhjetë ndeshje kishte marrë tetë humbje dhe vetëm dy fitore, duke mbetur në pozitën e fundit.

Kryesia e klubit mitrovicas nuk ka qëndruar duarkryq dhe menjëherë ka plotësuar pozitën e kryetrajnerit.

Në krye te shtabit teknik klubi ka angazhuar trajnerin turk Serhat Sehit i cili do ta udhëheqë ekipin deri në përfundim të sezonit.

Sehit është një emër i njohur i basketbollit turk, pasi ka qenë ndihmëstrajner i Kombëtares A të Turqisë si dhe ka udhëhequr disa ekipe në ligën e parë turke.