Ozil vendos për të ardhmen, zbulohet skuadra ku do të vazhdojë karrierën
BKT
Sport

Ozil vendos për të ardhmen, zbulohet skuadra ku do të vazhdojë karrierën

Mesut Ozil po kalon një moment shumë të vështirë te Arsenali, ku trajneri Mikel Arteta nuk e ka në planet e tij dhe për këtë arsye nuk e aktivizon me skuadrën.

Megjithatë tashmë, futbollisti e ka marrë vendimin dhe do të largohet nga “topçinjtë”. Sipas asaj që shkruan “Bild”, turku do e vazhdojë karrierën e tij te skuadra e Fenerbahçesë.

Thuhet se mesfushori ka pasur një takim me drejtuesit e klubit turk ku dhe është arritur një marrëveshje.

Megjithatë ajo që është e sigurt është se Ozil nuk do kalojë te Fenerbahçe në merkaton e janarit, por në verë.