Ora uron: Të gjithë meritojnë atë pak dashuri dhe magji të Krishtlindjes
BKT
Magazina

Ora uron: Të gjithë meritojnë atë pak dashuri dhe magji të Krishtlindjes

Rita Ora ka uruar besimtarët e krisherë me rastin e Krishtlindjes.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit disa fotografi festive, shkruan lajmi.net.

Artistja pozoi pranë pemës së Vitit të Ri, teksa shihej e veshur me veshje sportive, tërësisht të zeza, ndërsa dukej shumë e lumtur.

Më anë të këtij postimi, ajo shfrytëzoi rastin t’i uronte besimtarët e krishterë për festën, duke iu uruar të gjitha të mirat.

“Gëzuar Krishtlindjet  ju dërgoj dashuri dhe dritë. Të gjithë e meritojnë atë pak dashuri dhe magji të Krishtlindjes, ju uroj të gjitha të mirat”, shkruan Rita.


MË SHUME NGA Magazina