Manchester United-Leicester City, formacionet zyrtare
Manchester United dhe Leicester City do të jetë një tjetër ndeshje e rëndësishme në Boxing Day përpos derbit londinez.
Djajtë e kuq janë të pamposhtur në 12 ndeshjet e tyre të fundit (9 fitore, 3 barazime) dhe shumë lehtë mund të dalin në vendin e dytë vetëm një ditë pas Krishtlindjeve.
Mirëpo, ai vend për momentin është i okupuar nga Dhelprat, të cilat do të kërkojnë vetëm 3 pikëshin në King Power Stadium.
Në 10 ndeshjet e fundit në këtë stadium, ekipi i parë që ka shënuar golin, në fund edhe e ka fituar ndeshjen.
E kjo ndikon shumë tek United, të cilët gjatë kampionatit kanë qenë 6 herë në disavantazh, mirëpo kanë fituar 18 pikë të plota nga këto ndeshje.
Formacionet:
MANCHESTER UNITED: De Gea; Bailly, Maguire, Lindelof, Shaw; McTominay, Fred, Fernandes; Rashford, Martial, James.
LEICESTER: Schmeichel; Justin, Fofana, Evans, Castagne; Ndidi, Tielemans, Albrighton; Maddison, Barnes, Vardy.
Ndeshja do të filloj në orën 13:30.























