Infektohet me COVID zv. Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi
BKT
Shqipëri

Infektohet me COVID zv. Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi

Zëvendës Ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi është infektuar nga koronavirusi.

Është vetë ai që e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në Facebook.

Edhe familja e tij është prekur nga koronavirusi. Ata janë konfirmuar pozitiv ditën e djeshme.

Petro Koçi shkruan se ka pasur disa simptoma si kollë të fortë, temperaturë dhe këputje trupi.

Së fundmi ai u bën thirrje të gjithë personave që kanë qenë në kontakt me të në 4 ditët e fundit që bëjnë kujdes.


MË SHUME NGA Shqipëri