Juventusi synon një amerikan
BKT
Sport

Juventusi synon një amerikan

Bryan Reynolds është 19 vjeç, luan në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe është pjesë e Dallas prej nëntorit të vitit 2019.

Paraqitjet pozitive kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane. Roma dhe Club Brugge janë të interesuara për talentin amerikan.

Në garë është futur edhe Juventusi. Kampionët e Italisë janë në “pole” për sigurimin e shërbimeve të Reynolds, i cili pritet të kushtojë rreth 9 milion dollarë.

Reynolds ka nevojë për t’u përshtatur me futbollin italian dhe drejtuesit e Juventusit kanë menduar ta huazojnë menjëherë te Cagliari.