17:16 / 28.12.2020
Allegri mund ta pasojë Zidanen te Real Madrid
Real Madridi dëshiron Massimiliano Allegrin si zëvendësuesi i Zinedin Zidanes.
Favoriti për pankinën e “Los Blancos”, ishte Mauricio Roberto Pochettino që tashmë është në orbitën e PSG, transmeton "Panorama".
Sipas “TodoFichajes.com”, për të mos e lënë këtë mundësi klubi mbretëror do të kontaktojë ish-trajnerin e Juventusit për t’a bindur që t’i bashkohet madrilenëve sezonin e ardhshëm.























