Chelsea – barazon në shtëpi me Aston Villan
BKT
Sport

Chelsea – barazon në shtëpi me Aston Villan

Edhe pas humbjes nga Arsenal, Chelsea ka vazhduar me formën e dobët në Premierligë.

The Blues kanë barazuar 1-1 në Stamford Bridge me Aston Villën, duke e vazhduar kështu formën e tyre aspak të mirë në ligën angleze.

Pas 34 minutash lojë, Chelsea kaloi në epërsi me anë të Olivier Giroudit që shënoi me kokë nga një harkim i Ben Chilwellit.

Në 45 minutat e dytë, Villa ishte më kërkuese dhe arriti t’i barazonte shifrat në 1-1 me golin e Anwar El Ghazit që realizoi në minutën e 50-të.

Aston Villa arriti të mbante këtë rezultat deri në fund, duke fituar një pikë në udhëtim te blutë e Londrës.

Pas javës së 16-të, Chelsea është në vendin e gjashtë me 26 pikë, aq sa ka edhe Aston Villa në të pestin.

Në xhiron e 17-të, londinezët do të takohen me Manchester Cityn, mirëpo mbetet të shihet nëse ndeshja do të luhet, pasi Citizens kanë lojtarët të infektuar me COVID-19.