23:29 / 28.12.2020
Juventusit i kthehen dy yjet nga dëmtimi
Skuadra e Juventusit po kalon momente jo të mira, por ajo sot ka marrë një lajm të mirë.
Giorgio Chiellini dhe Merih Demiral janë rikthyer në stërvitje dge kanë lënë anash lëndimin.
Numri një i stolit Andreal Pirlo ka më shumë qetësi tani, pasi do të ketë dy qendërmbrojtësit të gatshëm. Italiani dhe turku kanë qenë jashtë për disa javë për shkak të problemeve muskolore, transmeton "Albeu.com".
Juvja do të vuajë mungesën e Juan Cuadrados në ndeshjen e parë të vitit 2021. Ai nuk do të luajë në sfidën kundër Udineses më 3 janar.























