19:44 / 29.12.2020
Lampard, trajneri më i dobët në historinë e Chelseas
Që prej kur Chelsea është nën pronësi të Roman Abramovich, Frank Lampard është trajneri me mesataren më të ulët.
Ish-mesfushori i Bluve e ka drejtuar skuadrën në 54 ndeshje, dhe vetëm gjysmën e tyre i ka të fituara, transmeton "Albeu.com".
Lampard ka një mesatare prej 1.70 pikë për ndeshje, i fundit nga 12 trajnerët e kësaj epoke.
Trajneri më i suksesshëm mbetet Avarm Grant me 2.31 pikë për ndeshje, I ndjekur nga Mourinho dhe Conte. 























