13:28 / 30.12.2020
Shqipëria i jep 250 mijë euro ndihmë Kroacisë pas tërmetit tragjik
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në një postim në twitter se Shqipëria i ka dhënë 250 mijë euro ndihmë Kroacisë për tërmetin që shkaktoi edhe viktima.
“Sapo nënshkrova dekretin e qeverisë së Shqipërisë për të dhuruar 250 mijë euro Kroacisë vëllazërore, për të ndihmuar rilindjen e Petrinja-s pas tërmetit shkatërrues! Kroacia është një shembull i rezistencës dhe një model për ne në transformimin e saj të mahnitshëm në një vend krenar të BE-së”, shkruan Rama.
Tërmeti në Kroaci deri më tani ka shkaktuar 7 viktima dhe 26 persona kanë ngelur të plagosur, njofton euronews.albania.
Sipas autoriteteve kroate, e gjithë qendra e Petrinja-s është goditur rëndë dhe ndërtesat e shkatërruara janë gati të pabanueshme.























