Guetta apel francezëve: Vaksinohuni, vetëm kështu do të shpetojmë
BKT
Magazina

Guetta apel francezëve: Vaksinohuni, vetëm kështu do të shpetojmë

Vaksinohuni! Me këtë thirrje iu drejtohet adhuruesëve, Dj francez David Guetta, pak para regjistrimit të një koncerti bamirësie jashtë muzeut të Luvrit në Paris, që do do të shfaqet në vigjilje të Vitit të Ri.

Guetta i njohur për bashkëpunimet me artistë si Akon, Nicki Minaj apo Kelly Rowland po grumbullon para për UNICEF dhe një organizatë bamirëse franceze që siguron ushqim për njerëzit në nevojë.

Dj tha se shpreson për një fund të pandemisë në vitin 2021, dhe për një festë të madhe e të  çmendur, sic e cilësoi.

“Dua ti them adhuruesëve të mi se do të dëshmojmë festën më të cmendur të vitit. Unë do ta marr vaksinën dhe shpresojë që të gjithë ta bëjnë pasi nuk shoh asnjë mënyrë tjetër për të dalë nga kjo situtatë.” , u shpreh ai.

Me mbi 2.57 milion raste dhe më shumë se 64 mijë viktima, Franca është një prej vendeve më të prekura në Europë dhe në botë nga pandemia. Por francezët janë mes me skeptikëve në botë sa I përket vaksinës, e sondazhet sugjerojnë se më pak se gjysma e popullsisë ka ndërmend të marrë atë.

 Franca nisi programin e imunizimit në masë të dielën, bashkë me shtete të tjera të BE.

 Koncerti në Paris është pjesë e inciativës bamirese ‘të bashkuar në shtëpi’, te cilën Dj e nisi më herët gjatë këtij viti. Gueta ka mbajtur dy koncerte të ngjashme në vitin 2020, duke grumbulluar rreth 1.5 milion euro./a2


MË SHUME NGA Magazina