Donnarumma-Milan, komplikohet situata, dy skuadra të mëdha e duan portierin
BKT
Sport

Donnarumma-Milan, komplikohet situata, dy skuadra të mëdha e duan portierin

Vazhdon lufta në distancë mes kërkesave dhe ofertave, lidhur me kontratën e portierit Gianluigi Donnarumma dhe Milanit.

Portieri 21-vjeçar është në përfundim të kontratës, në fund të këtij sezoni dhe në skenë kanë dalë klubet më të mira, madje edhe Interi është futur papritur në garë.

Së fundi ka pasur një takim të radhës mes “Djallit”dhe menaxherit Mino Raiola, me këtë të fundit që i ka kërkuar 10 milionë euro neto në sezon kuqezinjve, për të rikonfirmuar klientin e tij në “Milanelo”.

Ndërkohë, Juventusi, i cili njihet për lidhjen e fortë me Raiolan, raportohet se ka bërë gjithashtu ofertën e parë zyrtare për Donnarumman, duke ofruar 8 milionë euro neto në sezon, plus një seri bonusesh.