Hoti ofron mbështetje për Down Syndrome Kosova
BKT
Lajme

Hoti ofron mbështetje për Down Syndrome Kosova

Në ditën e fundit të vitit 2020, kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka vizituar Down Syndrome Kosova, ku u ka uruar shëndet të gjithë atyre që marrin shërbimet këtu.

Ai theksoi se ka qenë vit i vështirë.

"Ju garantojë që do të keni mbështetjen e plot që t'i çoni gjitha iniciativat përpara.

Drejtoresha e Down Syndrome Kosova, Sebahate Hajdini Beqiri tha se gjatë vitit kanë pasur shumë vështirësi, për çka është rrezikuar edhe ofrimi i shërbimeve.

"Ka qenë vit shumë sfidues. Kemi qenë të rrezikuar të ndërpremë shërbimet. Përveç shërbimeve luajmë rol të rëndësishëm edhe në fushën e avokiimit", theksoi ajo.


MË SHUME NGA Lajme