La Liga vjen sonte me dy sfida të ‘nxehta’
BKT
Sport

La Liga vjen sonte me dy sfida të ‘nxehta’

La Liga spanjolle rikthehet sot me dy ndeshje interesante në kuadër të programit për ditën e enjte.

Athletic Bilbao pret në shtëpi skuadrën e Real Sociedadit, kurse Alaves është mysafir i Osasunas.

Pas 15 xhirosh, Athletic Bilbao ka arritur të regjistrojë pesë fitore, tre barazime dhe shtatë humbje, kështu duke u pozicionuar në pozitën e 11 me 18 pikë.

Në anën tjetër, Real Sociedad pas 16 xhirosh e gjejnë vetën në pozitën e tretë, me shtatë fitore, pesë barazime dhe katër humbje, duke arkëtuar gjithsej 26 pikë.

Programin e plotë të ndeshjeve në kuadër të La Ligas e gjeni të bashkangjitur më poshtë.

14:00 Athletic Bilbao (11) – Real Sociedad (3) (Stadiumi San Mames)

16:15 Osasuna (19) – Alaves (13) (Stadiumi El Sadar)