Ushtarët e FSK-së vizitojnë nënën Ferdonije me rastin e Vitit të Ri
BKT
Lajme

Ushtarët e FSK-së vizitojnë nënën Ferdonije me rastin e Vitit të Ri

Një grup i ushtarëve të FSK-së me rastin e festës së Vitit të Ri kanë vizituar Ferdonije Qerkezin.

Ferdonije Qerkezi është një nënë nga Gjakova e cila gjatë luftës humbi burrin dhe katër djemtë e saj.

Nga atëherë nënë Ferdonija  vazhdon jetën e vetme, me kujtimet për më të dashurit.

Në vitin 1999 u vranë të gjithë 11 meshkujt që u gjetën në shtëpinë e Famijles Qerkezi.

Mes të vrarëve ishin katër djemtë dhe burri i Ferdonije Qerkezit dhe mysafirë të kësaj familjeje.


MË SHUME NGA Lajme