17:06 / 03.01.2021
Barazon Lazio e Muriqit
Lazio ku aktiviziohet reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi nuk ka shkuar më shumë se sa barazim me klubin Genoa.
Ndeshja e vlefshme për Serie A ka mbaruar baraz 1 - 1.
Lazio kaloi herët në epërsi me golin e Ciro Immobile, por Genoa barazoi me Mattia Destro.
Muriqi u aktivizua në minutën e 81-të, por as gjatë kësaj ndeshje s'ia doli të lë gjurmë.























