09:10 / 05.01.2021
Basha poston videon: Shqipëria numrin më të madh të të larguarve
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar sërish kryeministri Edi Rama për mosmbajtjen e premtimit të tij për 300 mijë vende pune.
Me anë të një video ilustruese Basha shprehte se Rama premtoi punësim për shqiptarët, por numri numri i të larguarve nga Shqipëria është më i larti në Europë. Kryedemokrati premton se do të kthejnë shpresën për shqiptarët.
“Rama premtoi punësim për shqiptarët por sot numri i të larguarve nga Shqipëria është më i larti në Europë. Ne do të kthejmë shpresën për shqiptarët, ne do ta ndryshojmë Shqipërinë”, shkruan Basha./abcnews























