Zara Holland rrezikon burg pasi shkeli rregullat kundër Covid-19
Zara Holland do të paraqitet në gjykatë në Barbados për shkak të shkeljes së rregullave kundër koronavirusit. Modelja dhe ish Miss Britania e Madhe, u përpoq të largohej nga vendi pavarësisht se iu kërkua izolimi.
Sipas mediave të huaja, ylli televiziv u përpoq të largohej nga ishulli me të dashurin Elliott Love pasi kishte rezultuar pozitiv me koronavirus. Ajo do të paraqitet në gjykatë të Mërkurën dhe mund të përballet me një gjobë prej 18,000 £ ose madje dhe me një vit burg.

Barbados Today ka cituar se Holland e ka përshkruar incidentin si një keqkuptim të madh dhe iu ka kërkuar falje qytetarëve të Barbados për veprimin.
Ndërkohë më shumë se 1700 persona kanë firmosur një peticion në internet, ku kërkojnë që ylli 25-vjeçar të marrë dënimin e duhur pasi kanë vënë në rrezik jetën e të tjerëve.






















