Dua Lipa iu mëson se si të vallëzoni
BKT
Magazina

Dua Lipa iu mëson se si të vallëzoni

Për "British Vogue", Dua Lipa vendosi t`i mësojë fansat të vallëzojnë.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, së fundi ka pozuar për numrin e ri të “British Vogue”.

Në fotosesionin për atë revistë, këngëtarja u shfaq krejtësisht ndryshe, teksa pozoi me flokë të shkurtra bjonde.

Ndërsa, në intervistën që dha për atë revistë, ajo tregoi edhe disa lëvizje, për t’i mësuar fansat e saj se si të vallëzojnë.

“Basti juaj më i mirë është të bëheni me të vërtetë të famshëm, atëherë njerëzit do t’ju japin pak më shumë kohë për ta marrë atë”, tha ndër të tjera  Dua.

Kujtojmë se këngëtarja e përmbylli një vit shumë të suksesshëm me albumin “Future Nostalgia”. 


MË SHUME NGA Magazina