Disney kritikohet ashpër për personazhin e filmit vizatimor
BKT
Magazina

Disney kritikohet ashpër për personazhin e filmit vizatimor

Disney është kritikuar sepse po vendos “standarde bukurie jo realiste” për fëmijët, pasi në një film vizatimor me metrazh të shkurtër është shfaqur një vajzë me ijet shumë të mëdha, krahë shumë të hollë dhe një bel që është i hollë sa qafa.

Filmi “Inner Workings” ishte i vitit 2016, por vetëm tani fotot e personazhit femëror kanë “shpërthyer” në Twitter.

“E di që është film vizatimor, por kësaj vajze duhet t’i kishin vënë edhe pak bark. Trishtohem kur mendoj se vajzat e vogla do të mendojnë se kështu duhet të duket trupi i tyre. Është e pamundur që të kesh të ijet aq të mëdha, pa pasur fare bark”, shkruan një përdorues në Twitter.

 

Një tjetër shton: “Më parë, Disney i tregonte princeshat me përmasa natyrale. Gjithçka ishte në proporcion dhe dukej më bukur”.


MË SHUME NGA Magazina