Tayna Roberts vdes në moshën 65-vjeçare
BKT
Magazina

Tayna Roberts vdes në moshën 65-vjeçare

Pak kohë pas njoftimit të parakohshëm për vdekjen e saj, vdes Tayna Roberts.

Aktorja Tanya Roberts vdiq të hënën në mbrëmje, njofton për CNN, partneri i saj, Lance O’Brien.

Roberts ishte 65 vjeç.

CNN dhe medie të tjera, duke cituar publicistin e saj të vjetër, Mike Pingel, kishin raportuar më parë se Roberts vdiq të dielën në mbrëmje.

O’Brien i tha CNN se ishte i tronditur pasi i dha lamtumirën Roberts në shtratin e saj në spital të dielën dhe u largua duke besuar se do të ishte hera e fundit që ai e pa atë.

Të hënën në mëngjes, O’Brien mori një telefonatë nga spitali dhe mësoi se Roberts ishte ende gjallë, sipas Pingel dhe O’Brien.

O’Brien tha se ai u njoftua pas orës 21:00 të hënën që aktorja kishte vdekur.

Roberts u shtrua në spital në Los Angeles më 24 dhjetor, pasi ajo u sëmur në shtëpinë e saj në Kaliforni, pas një shëtitje me qentë e saj.

Shkaku i vdekjes së saj ende nuk është bërë i ditur, por O’Brien dhe Pingel i thanë CNN më parë se ajo ishte testuar negativ për COVID-19. 


MË SHUME NGA Magazina