Nasip Naço le LSI-në: Shqipëria s’ka nevojë për eksperimente politike
BKT
Shqipëri

Nasip Naço le LSI-në: Shqipëria s’ka nevojë për eksperimente politike

Ish-ministri i LSI-së, Nasip Naço, njofton kalimin te Partia Socialiste.

Ai është shfaqur ditën e sotme në krah të ministrit Blendi Klosi në Berat ku ka zyrtarizuar edhe kalimin te selia rozë.

 “Të ardhmen e shoh te PS”, është shprehur ndër të tjera ai.

Ndërsa sipas Klosit, në qarkun e Beratit PS synon të fitojë 5 mandate në zgjedhjet e 25 Prillit..

“Sot në këtë ditë të shpreh qëndrimin tim që do të vazhdoj të jem në krah të të majtës progresiste. Berati e Shqipëria nuk ka nevojë për eksperimente politike.

Kam qenë pjesë e kabinetit qeveritar nga LSI. Kontributi ka qenë modest por përkushtimi ka qenë tepër i madh për të ecur përpara. Sot jam me zotin Klosi dhe do të jem në të ardhmen me zotin Klosi”, shprehet Naço, njofton oranews.

Pse u larguat?

“Shqipëria nuk ka nevojë më për eksperimente politike e njerëz që janë vasalë të dikujt tjetër por të përfaqësojë një pjesë të elektoratit në qarkun Beratit i cili është i papërfaqësuar dhe që kërkon që votat të shkojnë me të majtën progresiste“, u shpreh Nasip Naço.


MË SHUME NGA Shqipëri