Vetingu, konfirmohet në detyrë gjyqtarja e Fierit, Arta Duka
BKT
Shqipëri

Vetingu, konfirmohet në detyrë gjyqtarja e Fierit, Arta Duka

Vetingu në drejtësi rikthehet pas më shumë se 2 javësh pushime.

Ditën e sotme është konfirmuar në detyrë Arta Duka, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier.

Arta Duka ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe është emëruar fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës, njofton euronews.albania.

Në vitin 2011, Duka është transferuar në gjykatën e Fierit, ku e ka kryer këtë funksion për afro një dekadë.

Së fundmi, Duka është edhe kandidate për gjykatat e juridiksionit të Apelit.

Seanca e fundit për Vetingun u zhvillua në mes të dhjetorit, ku u konfirmua në detyrë Florjan Kalaja, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.


MË SHUME NGA Shqipëri