14:41 / 06.01.2021
Mustafa nuk e mohon koalicionin me Pacollin: Kemi bashkëpunuar edhe më parë
Koalicioni mes LDK-së dhe AKR-së siç duket është drejt finalizimit.
Për këtë çështje ka folur edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Në intervistë për lajmi.net Mustafa ka thënë se nëse AKR dëshiron të jetë pjesë e listës së LDK-së, për këtë të fundit do të ishte e mirëseardhur.
I pari i LDK-së, ka ritheksuar se partia e tij bashkë me atë të Pacollit edhe në të kaluarën kanë pasur bashkëpunim politik.























