Feronikeli fillon me stërvitjet për fazën tjetër të kampionatit
BKT
Sport

Feronikeli fillon me stërvitjet për fazën tjetër të kampionatit

Skuadra e Feronikelit ka njoftuar se ka filluar stërvitjet për fazën tjetër të sezonit, ka njnoftuar klubi përmes një komunikate.

"FC Feronikeli ka filluar sot më 6 janar, stërvitjet për fazën tjetër të stinorit 2020-21", ka njoftuar klubi.

Njoftimi i plotë:

FC Feronikeli ka filluar sot më 6 janar, stërvitjet për fazën tjetër të stinorit 2020-21.

Pas pushimit aktiv, futbollistët janë grumbulluar përsëri sot në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Skuadrës i është bashkuar edhe transferimi më i ri, Damir Kojasevic, i cili u njoftua me shokët e skuadrës dhe stërviti së bashku me ta.

Futbollistët edhe gjatë pushimit dukeshin se kishin ruajtur formën nën instruksionet e kryetrajnerit, Klodian Duro, gjë që prodhoi një stërvitje kualitative edhe në ditën e parë.

Gjatë javës, Duro, pritet të intensifikojë ritmin e stërvitjeve, varësisht nga reagimi i skuadrës dhe forma që do të kapin lojtarët.