Rama-Erdogan: Forcimi i unitetit mes dy vendeve
BKT
Shqipëri

Rama-Erdogan: Forcimi i unitetit mes dy vendeve

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, janë duke zhvilluar një konferencë të përbashkët, në Turqi.

Gjatë fjalës së tij, presidenti i Turqisë theksoi së fokusi i këtij takimi ishte forcimi i lidhjes mes dy vendeve. Po ashtu ai theksoi se në këtë takim u diskutua për çështjet rajonale si edhe luftën kundër terrorizmit.

“Vendosëm të ndërtojmë 522 njësi banimi për vëllezërit tanë shqiptarë që u shkatërruan.  Unë besoj se ky do të jetë një simbol i ri i uniteti të përbashkët mes Turqisë dhe Shqipërisë.

Turqia është partneri tregtar i katërt më i madh i Shqipërisë. Ka më shumë se gjashtë kompani turke që operojnë në Shqipëri, Ne synojmë të rrisin investimet tona në Shqipëri veçanërisht në turizëm. Po ashtu është nënshkruar restaurimi i Xhamisë së Plumbit në Shkodër, dhe besoj që ky projekt do të fillojë në pranverën e ardhshme. Një nga pikat tona kryesore në këtë takim të jetë lufta kundër terrorizmit. Ne nuk do të lejojmë që të ndërhyhet më marrëdhëniet mes dy vendeve”, deklaroi presidenti turk./abcnews

 


MË SHUME NGA Shqipëri